

Mjeshtëritë kryesore

Punime prej leshi, pambuku e mëndafshi

Punime tekstili me grep dhe qëndisje

Punime dekorative dhe funksionale me rruaza

Veshje popullore

Punime me filigran

Punime Bakri
Premtimi ynë
Mjeshtëritë, Autenticiteti, Zotësia, Cilësia, Garancia, Dizajni, Materialet, Qëndrueshmëria
Ndershmëria dhe integriteti ynë nxjerr në pah disa anë të trashëgimisë kulturore dhe historike
jashtëzakonisht të pasur të Krujës, si një burim për vazhdimësinë e artizanatit tradicional të zonës. Zhvillimi, ruajtja dhe promovimi i kësaj trashëgimie është e rëndësishme për rigjallërimin
e objekteve dhe produkteve të mjeshtërive të ndryshme të artizanatit.
Të jemi një markë kryesore e njohur për pasionin tonë për cilësinë, shërbimin dhe promovimin e bukurisë krutane në vend dhe në botë, me identitetin dhe vlerat tona.

Koleksion fotosh
- All
- Filigran (1)
- Punime leshi (1)
- Punime me rruaza ()
- (2)

Qendra e Zhvillimit të Artizanatit
Ne i dashurojmë punimet që bëjmë dhe përmes tyre përherë ruajmë traditën. Ne jemi krenare për punimet tona artizanale. Ne trashëgojmë zeje nga të parët tanë dhe i përdorim në punimet tona, duke i bërë ato të njohura për brezat që vijnë, të huaj apo vendas qofshin. Ne krijojmë produkte bukurie me trashëgimi të bukur dhe krijojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë për shkak të pasionit dhe identitetit që ne përcjellim në to.
Artizanet e Kruës
Foto e video
Bukuria dhe larmia e produkteve të prodhuara nga artizanet krutane të impresionon

Play Video
Histori të rrëfyera
Dëshira për të mësuar punimin e filigramit lindi kur bashkëshorti im Fazani filloi të praktikoj tek disa miqtë e tij këto punime. Momentalisht jemi në hapat e para dhe e kam me shumë dëshirë dhe po ashtu praktikohem rregullisht tek miqtë tanë. Materiali që përdoret për punimet e filigramit...

Blerina Bërhami Artizane
Për herë të parë pas një përvojë njëzet vjeçare në punën artizanale, guxuam të eksperimentonim për të bërë diçka praktike, unike dhe të aksesueshme nga të gjithë moshat dhe turistët e huaj të cilët hasin vështirësi për të blerë produkte 100 % handmade. Ky mbetet motivi i punës sonë familjare...

Dallandyshe Tabaku Artizane
Duke qenë se jam rritur në një familje të madhe, gjyshja ime që punonte tezgjah na merrte gjithmonë pranë dhe na mësonte. Që atëherë kam praktikuar çdo njohuri që kam marrë. Kostumet popullore ishin diçka që na mungonin në familje në rastet e veçanta...

Elida Cela Artizane
Interesi im për punën me dorë është nxitur nga nëna ime e cila qëndiste me gjergjef, dhe përgatiste pajën e vajzave për martesë, një traditë kjo shqiptare. Nëna ime ndërsa qëndiste më tregonte shpesh historinë e saj të përgatitjes së pajës së vet për martesë...

Makbule Kaçiu Artizane
Prej 10 vitesh kam dyqanin tim në Pazarin e vjetër të Krujës. Punën e grepit e kam nisur që fëmijë, dhe më vonë gradualisht kam diversifikuar produktet. Produktet që bëj janë çanta, çorapet, jastëk, shalle, etj. Gjithashtu punoj me grep çentro, mbulesa, rroba fëmijësh dhe bluza...

Natasha Citozi Artizane