Artizanet e Krujës

Alida Teta

Alida Teta
Artizane

Historia

Alida Teta është një artizane me një eksperiencë të gjatë. Ajo ka hapur dyqanin e vet në pazarin e Krujës që në vitin 2017. Në punimet e saj ajo personalizon çdo pjesë duke i kaluar në  disa raunde ideimi, dizajni dhe përshtatjeje për të siguruar që konceptet realizohen dhe marrin jetë.

Sot, Alida përpiqet të përditësojë proçeset e vjetruara dhe të bashkëpunojë me të tjerë artizanë për krijimin e një koleksioni novator. Dizajni i çantave fokusohet në një përzierje të përvojës së rrobaqepësisë dhe metodave moderne – duke kombinuar veçoritë për funksionalitet të rritur që do zgjasin ndër breza, praktika të qëndrueshme prodhimi dhe formë estetike. 

Të gjitha krijimet janë punuar me dorë dhe janë realizuar me materiale të ricikluara. I gjithë proçesi i realizimit të tyre kërkon disa ditë pune.