Artizanet e Krujës

Blerina Bërhami

Blerina Bërhami
Artizane

Historia

Dëshira për të mësuar punimin e filigramit lindi kur bashkëshorti im Fazani filloi të praktikoj tek disa miqtë e tij këto punime. Momentalisht jemi në hapat e para dhe e kam me shumë dëshirë dhe po ashtu praktikohem rregullisht tek miqtë tanë. Materiali që përdoret për punimet e filigramit është argjend i pastër 970 dhe 925. Në fillim të çdo pune përpunohet teli i argjendit në bazë të modelit të caktuar. Kryesisht për bordurat e jashtme të objektit përdoret tel më i trash dhe më pas mbushja bëhet me tel më të hollë (1.2mm-0.7mm). Një objekt i vogël i cili mund të jetë një lule, kërkon të paktën 2 ore punë që të bëhet. Çmimi i objekteve bazohet tek sasia e argjendit të përdorur si dhe tek orët e punës.