
Historia
Për herë të parë pas një përvojë njëzet vjeçare në punën artizanale, guxuam të eksperimentonim për të bërë diçka praktike, unike dhe të aksesueshme nga të gjithë moshat dhe turistët e huaj të cilët hasin vështirësi për të blerë produkte 100 % handmade. Ky mbetet motivi i punës sonë familjare.
Gjithashu, jemi përpjekur të prodhojmë artikuj artizanal të madhësive dhe peshave të ndryshme, duke i dhënë mundësi të gjithë vizitorëve në dyqanin tonë të blejnë diçka, pavarësisht sa larg mund të udhëtojnë. Është kënaqësi e veçantë kur vizitorë të shumtë të rivizitojnë pas shumë vitesh, ose kur miqtë e tyre na gjejnë, si dhe kur marrim foto të ambjenteve të shtëpive anembanë botës të arreduara me produktet tona.
Ne ju ftojmë në dyqanin tonë jo vetëm për të blerë produktete tona por edhe për të parë se si punohet çdo produkt. Origjinaliteti i produkteve është pika jonë më e fortë.
Mund të na ndiqni në faqen tonë të Facebook Artizanale tabaku; në Instagram artisans_tabaku.