Artizanet e Krujës

Dizajn

Dizajne që bejnë ndryshimin

Pikturë artizanale

Realizuar nga: Elida Cela

Piktura artizanale është një punim dore me fije ari dhe rruaza i punuar me metodën tradicionale të kostumit popullor.

Procesi për realizimin e saj fillon me vizatimin e më pas qepjen me gjilpërë të hollë. E veçanta e këtij punimi qëndron në bashkimin e fijeve të arit dhe përdredhjen e tyre në atë mënyrë që fija të duket më e trashë dhe rrezatuese. Vendosja e saj në kornizë e bën të ngjajë me një pikturë të vërtetë.

Jeleku është ndër pjesët më të rëndësishme të kostumit popullor. Ngjyrat dhe materialet e tij ndryshojnë në varësi të qyteteve të vendit. Sot, jeleku apo pjesët e tjera të kostumit popullor vishen në festivale, dasma e raste të tjera të veçanta. Në shumë raste ato dhurohen për të kujtuar traditat dhe vlerat e kombit tonë.

Jeleku i kostumit popullor është punuar me dorë dhe realizimi i tij është art më vete pasi punohet me dy gjilpëra (njëra shërben për të qepur dhe tjetra për të mbajtur fijen). Fillimisht merret copa prej kadifeje, vizatohet me laps forma e jelekut, pastaj krijohet modeli. Procesi për realizimin e tij është mjaft i gjatë.
Materialet e përdorura për realizimin e jelekut janë: copa kadife, fija e arit, temina, inxhitë ose ndryshe (rruaza). Një ndër proceset qe vlen të theksohet është kalimi i fijes së pambukut në dyll blete për ta forcuar atë.

Veshja popullore e Krujës

Realizuar nga: Elida Cela

Kapelja

Realizuar nga: Elida Cela

Kapelja e kostumit popullor të Krujës ka qenë aksesori më i bukur i kostumit për shkak te napolonave që kishte, e cila kur vendosej në kokë tregonte jo vetëm hijeshinë e vajzës dhe bukurinë e kostumit por edhe statusin e saj.

Kapelja është e qëndisur me fije ari dhe e punuar rreth e rrotull me imitacionin e napolonave të arit.

Sot kjo kapele, e cila është e gjitha e punuar me dorë, është një ndër produktet më të shitura për turistët për vetë historinë që mbart. Përveç shoqërimit të kostumit tashmë është kthyer në një nga suvenirët më të preferuar të turistëve.

Këmbëzat janë pjesë e kostumit popullor. Ato vendosen në këmbët e dimiqeve të mermerit. Punimi i tyre është i ngjashëm me punimin e jelekut.

Sot këmbëzat nuk përdoren vetëm për plotësimin e kostumit popullor por përdoren dhe të veçanta si pjesë unike e kostumit e cila vendoset në kornizë si një dhuratë autentike nga Kruja.

Këmbëzat

Realizuar nga: Elida Cela

Jeleku i kostumit popullor të Tropojës

Realizuar nga: Elida Cela

Jeleku i kostumit popullor të Tropojës është përshtatur me motivet e përdorura në veshjet tradicionale të Tropojës, e cila dallon nga larmishmëria e ngjyrave. Punimi i tij është realizuar me qëndisje me makinë.

Për realizimin e tij merret kashmir i zi, në të cilin punohet fillimisht me frazelinë, pikturohet me dorë, e më pas qëndiset. Mbi modelimin punohet me makinë dhe në fund të procesit bashkohen pjesët. Gjithashtu, poshtë jelekut vendoset një astar për ta bërë më të plotë jelekun.

Ky objekt pëlqehet nga turistët për nga dizajni, bukuria por edhe nga çmimi i përballueshëm.

Ky kostum i Shqipërsisë së mesme ka si materiale kryesore mermer, kadife, mëndafsh dhe kombrik. Teknikat e realizimit të tij përshtaten sipas kërkesave dhe përmasave të kërkuara. Të gjitha pjesët e këtij kostumi punohen dhe qepen më vete: çitjanet, përparja, këmisha me mëngë të qëndisura dhe me jakë me fije ari të improvizuara. Jeleku dhe këmbëzat janë pjesë që punohen me material mëndafshi dhe realizohen me dorë. Punimi i çdo pjese të kostumit realizohet për 2-3 ditë pune.

Kostum Popullor i Shqipërisë së mesme

Realizuar nga: Fatime Derveni

Qëndisje

Realizuar nga: Fatime Derveni
Realizimi i këtyre mbulesave të qëndisura në forma të ndryshme varion nga dizajni dhe madhësia e kërkuar. Edhe ngjyrat apo lloji i qëndisjes përshtatet me dëshirat e klientit.
Kostumi popullor për burra realizohet me material stof dhe filet të zi. Jeleku si pjesa më e rëndësishme e kostumit realizohet me filet prej mëndafshi dhe copë atllasi nga e cila realizohen simbolet kombëtare si Shqiponja në këtë rast.

Kostum popullor i Shqipërsisë së mesme

Realizuar nga: Fatime Derveni

Kostumi i Çamerisë së grave

Realizuar nga: Lindita Herri
Kostumi i grave të Çamërisë është i njohur për bukurinëdhe kontrastin e ngjyrave. Duke u bazuar në modelin tradicional dhe në pjesët kryesore të tij si: këmisha e mëndafshtë dhe jelekët e mëngoret e qëndisura me fije ari ose argjendi, sakot me mëngë të gjatë apo shamia e mëndafshit e zbukuruar me oje. Lindita e risjell këtë model në ndërthurje me modernen ku do pjesë përdoret e veçuar dhe vishet në evente të ndryshme.
Jelek grash prej kadifeje të butë, i qëndisur me fije të improvizuara me ngjyrë ari. Këmbëzat realizuar me kadife të butë dhe të qëndisura me fije ari.

Pjesë të kostumit popullor nga zona e Shqipërisë së Mesme

Realizuar nga: Makbule Kaçiu
IMG_4413

Pjesë të kostumit popullor nga zona e Shqipërisë së Mesme

Realizuar nga: Makbule Kaçiu
Jelek për burra, i realizuar nga stofi i kuq, qëndisur me fije ari të improvizuara, me ornamente të trashëguara të kulturës popullore shqiptare.
Këmishë mëndafshi për gra, e qëndisur me fije ari të improvizuara dhe me dekorime të hershme të kulturës shqiptare.
IMG_4431

Pjesë të kostumit popullor nga zona e Shqipërisë së Mesme

Realizuar nga: Makbule Kaçiu

Kostum popullor i Shqipërisë së Mesme

Realizuar nga: Mimoza Berushi
Ky model bazohet në atë tradicional që ndodhet në muzeun etnografik të Krujës. Pjesët kryesore të tij janë jeleku, këmbëzat si dhe kapelja me ngjyrë të kuqe ose vishnje, të cilat qëndisen me fije ari të improvizuara, rruaza dhe temina. Pjesa tjetër e veshjes është e përbërë nga këmisha, çitjanet dhe fundi i këmishës, të cilat janë kryesisht në ngjyrë të bardhë ose pana. Materiali i përdorur për realizmin e tyre është mermer dhe kadife.

Për realizimin e tij ndryshe nga modeli tradicional janë përdorur materiale të ricikluara.

Procesi i punës fillon me prerjen e masës ku shënohet modeli dhe me pas vazhdohet me qëndisjen. Qëndisja bëhet me temina dhe fije ari, mbushet me rruaza dhe në fund zbukurohet me fije ari.

Jelek dhe këmbëza të kostumit popullor të Krujës

Realizuar nga: Mimoza Berushi

Komplet kafeje prej bakri

Realizuar nga: Mimoza Berushi

Punimi i bakrit është një mjeshtëri që është përdorur gjatë gjithë epokave. Për shkak të vetive fizike të metalit, ai mund të përdoret në forma, dizajne dhe struktura të ndryshme të të gjitha madhësive. Mimoza e ka ushtruar këtë mjeshtëri para 20 vjetësh në familjen e saj, e cila është ndër të vetmet që e ka ruajtur dhe sjell akoma sot modele të trashëguara si dhe teknikën tradicionale të punimit të bakrit. Sot, përfundimet dekorative të bakrit janë një prirje e re në dekorimin e shtëpive dhe mund të gjenden kudo, nga pajisjet e vogla si tabaka, xhezve, vazo, filxhane, ibrik, deri te rrethimet e oxhakut etj.

Teknika për realizimin e tij fillon me tabakun e bakrit, të cilit i jepet forma e pastaj skalitet me daltë dhe çekiç. Daltat kanë forma të ndryshme dhe përdoren në varësi të lules. Të gjitha këto kalojnë në procesin e pastës që i jep shkëlqimin e dëshiruar.

Përpunimi i qeleshes kalon në mbi dhjetë procese, disa nga të cilat janë mjaft delikate. Puna fillon me sigurimin e lëndës së parë, e cila është shumë e ndotur dhe duhet që të pastrohet e më pas të bëhet larja e leshit. Më tej fillon procesi i parë në punishte ku me anë të harkut e shprishim materialin, e ngjeshim me anë të një instrumenti që quhet “selitje”, dhe pastaj përpunohet duke i dhënë formën me ujë të ngrohtë dhe sapun. E gjithë kjo proçedurë realizohet me dorë deri sa arrin masën e duhur që ta vendosim në kallëp.

Të gjitha format e qelesheve janë forma origjinale dhe ndryshojnë në formë sipas krahinave të ndryshme të vendit.

Qeleshe

Realizuar nga: Mirela Guni

Papuçet

Realizuar nga: Mirela Guni
Papuçet përbëhen nga material shajaku, të cilit i jepet formë me ujë të ngrohtë dhe sapun. Realizimi i një palë papuçe kërkon mbi dy orë punë. Në fund të procesit i vendosim një pjesë lëkure nga poshtë, e cila realizohet me dorë.
Këto vezë janë të punuara prej shajaku. Pjesa e qëndisjeve realizohet e gjitha me dorë. Ky proces kërkon shumë kohë pasi është një punë shumë delikate dhe e imët.
IMG_4200

Vezët

Realizuar nga: Mirela Guni

Çentro e qëndisur me dorë

Realizuar nga: Vjollca Dallaku

Kjo çentro realizohet me copë 100% pambuk ose lino. Bazohet në modelet të cilat janë të mbartura ndër vite në letër kalk dhe vizohet forma e dëshiruar. Më pas vendoset në gjergjef dhe punohet me të çara në  makinë. Pasi e mbarojmë këtë proces, e heqim nga gjergjefi dhe e presim me gërshërë qëndisjeje. Më pas çentro lahet dhe hekuroset që të quhet i përfunduar. Ky punim zgjat 2-3 ditë pune.