Artizanet e Krujës

Elida Cela

Elida Cela
Artizane

Historia

Duke qenë se jam rritur në një familje të madhe, gjyshja ime që punonte tezgjah na merrte gjithmonë pranë dhe na mësonte. Që atëherë kam praktikuar çdo njohuri që kam marrë. Kostumet popullore ishin diçka që na mungonin në familje në rastet e veçanta. Kështu kjo më shtyu të merrem me përgatitjen e kostumeve popullore. Fillimi ishte shumë emocionues. Bleva një kostum të vjetër dhe e shqepa të gjithë nga fillimi deri në fund dhe pastaj nisa ta rindërtoj avash avash. Më është dashur gjashtë muaj ta punoj kostumin e parë. Ishte punimi më emocionues.

Elida ka marrë pjesë në shumë panaire brenda dhe jashte vendit si Itali, Fiera Delevante, Prishtinë, Prizren, Tiranë, Gjirokastër, Sarandë etj. 

Ajo ka marrë pjesë ne projektin e artizaneve që zhvilloi Fondacioni Amerikan në Pazarin e vjeter ku perfaqesoi artizanet e qytetit te Krujës gjithashtu ajo perfaqesoi artizanet e qytetit te Krujës edhe në 10 vjetorin e AADF.

Ajo mori pjese me veshje tradicionale në Albanian fashion kids