Artizanet e Krujës

Fatime Derveni

Fatime Derveni
Artizane

Historia

Fatime Derveni vjen nga një familje rrobaqepësish, ndaj që në moshë të re ka filluar të qepë së bashku me motrat dhe vëllain e saj. Fatime ka qenë e vendosur për të ruajtur dhe përsosur këtë trashëgimi të familjes. Në vitin 2019 ajo hapi dyqanin e vet në pazarin e vjetër të Krujës, në të cilën mund të gjeni aksesorë shtëpie, veshje popullore për gra, burra dhe fëmijë të punuar mjeshtërisht prej duarve të saj.