Artizanet e Krujës

Flutura Ndreu & Bukurie Vathi

Flutura Ndreu
Bukurie vathi
Artizane

Historia

Unë jam vajzë krutane. Gratë dhe vajzat e qytetit tonë tradicionalisht kanë punuar punë dore duke përfshirë punën me grep, qëndisjen, tezjahun etj. Kam mësuar të punoj në grep dhe qëndisje që në moshë të re, dhe më vonë kam punuar në ndërmarrjen artistike. Pas ndryshimit të sistemit në Shqipëri, fillova të punoj tezgjah në shtëpi duke prodhuar punime leshi në tezjahun, qilima, rrugica për t’i shitur.

Tani punoj me shoqen time Flutura Ndreu dhe së bashku kemi marë me qera një dyqan në Pazarin e Vjetër. Punojmë qilima në tezgjah, duke përdorur si modele tradicionale ashtu dhe sipas kërkesave të klienëve.

Kohëve të fundit kemi filluar të riciklojmë duke përdorur qilimat e vjetër për çanta. Turistët i plqejnë shumë sepse blejnë diçka jo shumë të shtrenjtë dhe unike. Në dyqanin tonë ne tregtojmë dhe punime të artizaneve të tjera që punojnë në shtëpi të tilla si: mbulesa tavoline pambuku, çorape leshi dhe punime të ndryshme autentike të punuara shumë kohë më parë sikurse janë veshjet tradicionale etj.