Artizanet e Krujës

Makbule Kaçiu

Makbule Kaçiu
Artizane

Historia

Interesi im për punën me dorë është nxitur nga nëna ime e cila qëndiste me gjergjef, dhe përgatiste pajën e vajzave për martesë, një traditë kjo shqiptare. Nëna ime ndërsa qëndiste më tregonte shpesh historinë e saj të përgatitjes së pajës së vet për martesë duke përfshirë përgatitjen e perdeve të qëndisura me uzhur (lule me vrima) dhe jastëkëve, kuvertave me lule në qendër dhe anash që mishëronin bukurinë e natyrës në qëndisma.

Fillova qëndismën që në moshë të re dhe e perfeksionova punën me dorë falë veglave të nevojshme që im vëlla rrobaqepës kishte. Përveç punimeve të dorë për dhomën e gjumit, edhe kuzhina zë një vend të rëndësishëm në punimet e mia. Vendqëndrimet e mindereve dhe jastëkëve tradicionalë shqiptarë i kam qëndisur të tilla që të ftojnë të ulesh në to. Kam punuar si endëse e qilimave me motive tradicionale në Ndërmarrjen Artistike Krujë. Me kërkesën e rritur për kostume kombëtare, edhe pasioni im për punimin e tyre u zhvillua, në veçanti për kostumet me motive të Shqipërisë së Mesme.