Artizanet e Krujës

Mimoza Berushi

Mimoza Berushi
Artizane

Historia

Mimoza vjen nga një familje artizanësh që ushtrojnë mjeshtërinë e punimit të bakrit, qëndisjes dhe kostumeve popullore. Mimoza ka punuar në Ndërmarrjen artistike të Krujës dhe ka qëndisur kukulla. Viteve të fundit, Mimoza punon kryesisht kostumet popullore të cilat variojnë sipas krahinave.

Mimoza së bashku me familjen e saj merr pjesë në aktivitete dhe panaire të ndryshme ku promovohet trashëgimia e pasur kulturore e vendit tonë.