Artizanet e Krujës

Mirela Guni

Mirela Guni
Artizane

Historia

Mirella sjell përvojë të gjatë pune në mjeshtërinë e punimit të leshit. Pavarësisht se në moshë të re praktikonte qëndismën, më vonë trashëgoi mjeshtërinë e punimit të leshit nga familja e bashkëshortit. Sot ajo me familjen e vet sjell për klientët artin e bërjes së qelesheve dhe papuçeve.

E gjithë familja e saj është e përfshirë në përpunimin e shajakut, qelesheve, papuçeve dhe produkteve të tjera artizanale. Kjo mjeshtëri ka kaluar brez pas brezi prej gjashtë gjeneratash duke u trashëguar në mënyrë autentike.

Gjithë familja realizon detajet e nevojshme për dizenjot me dorë të papuçeve, qelesheve, vezëve dhe produkteve të tjera kombëtare. Duke vënë në punë artin e qëndisjes, Mirela realizon kombinime perfekte që krijojnë kontraste midis detajeve të punuara me delikatesë dhe qëndrueshmërisë.