
Natasha Citozi
Artizane
Historia
Prej 10 vitesh kam dyqanin tim në Pazarin e vjetër të Krujës. Punën e grepit e kam nisur që fëmijë, dhe më vonë gradualisht kam diversifikuar produktet. Produktet që bëj janë çanta, çorapet, jastëk, shalle, etj. Gjithashtu punoj me grep çentro, mbulesa, rroba fëmijësh dhe bluza. Ricikloj rroba të bëra me shtiza dhe i ribëj sërish.