
Valbona Cerhozi
Artizane
Historia
Valbona është një artizane e vjetër e cila e ka ushtruar mjeshtrinë e punimit të argjendarisë që në vitet 80’. Ajo është ndër të parat artizane që ka hapur dyqanin e saj në pazarin e vjetër tëKrujës. Valbona realizon punime artizanale në flori, filigran dhe argjend në produkte si unaza, byzylykë, apo bizhuteri të ndryshme sipas dizajneve kreative të saj.
Filigrani është një nga format më të vjetra dhe më të bukura të artit të zhvilluara nga njeriu. Kjo formë arti ka një proçes pune mjaft të vështirë. Punimi realizohet me një aliazh prej 90% ose më shumë argjendi të pastër. Së pari, copa e argjendit vendoset të shkrijë në forxhe, e më pas vazhdohet me derdhjen, me kalimin në kalander dhe përpunimin e telit. Pas këtij proçesi nis dhënia e formës së kërkuar. Punimi i një produkti mund të realizohet në 2-3 ditë pune.